Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër sfidon Spanjën në Sevilla, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2020’.
‘Dardanët’ i pret një sfidë e vështirë, sepse përballë do të kenë njërën ndër kombëtaret më të forta në planet.
Musa Selimi, njohës i futbollit, ka thënë se dallojnë ndeshjet e Ligës C dhe D me ndeshjet kualifikuese për Botëror. Sipas tij, lojtarët e Kosovës duhet ta din së fanella e ‘Dardanëve’ është e shenjtë.
“Mendoj se dallon Liga C dhe D me kualifikimet e Botërorit. Ne e pamë një Suedi të fortë, tash luajmë më një superfuqi siç është Spanja”, tha Selimi.
“Por ne duhet të mundohemi të nxjerrim më të mirën. Ne duhet të dimë sa fanella e Kosovës është e shenjtë. Kur është në pyetje shteti, kur është në pyetje përfaqësimi i dy milionë shqiptarëve, lojtarët duhet ta dinë këtë gjë”, theksoi Selimi.