Gazeta katalunase, La Vanguardia ka shkruar në lidhje me takimin e sotëm të Spanjës dhe Kosovës.
Spanja dhe Kosova takohen sonte me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022.
“Njohja e Kosovës”, shkruan gazeta katalunase në lidhje me takimin e sotëm.
“Më 3 maj 2016, Angel Maria Villar, atëherë nënkryetar i UEFA-s dhe president i Federatës Spanjolle, lexoi një deklaratë në kongresin në Budapest. Me këtë ai dëshmoi pranimin e Kosovës si federata e 55-të e UEFA-s. Në vitin 2014 Komiteti Olimpik Ndërkombëtar gjithashtu kishte lejuar që Kosova të bashkohet me radhët e saj. Por gjashtë vjet pas atij kongresi të udhëhequr nga Villar, sepse Michel Platini ishte s’kualifikuar tashmë, Spanja, si shtet, ende nuk e njeh Kosovën si një vend, të cilin ajo vazhdon ta sheh si rajon të Serbisë. Sot ekipet spanjolle dhe kosovare takohen në La Cartuja në Seville”, shkruhet ndër të tjera në artikull.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/31/auto_12-2-768x4911617177763.jpg)