Shqipëria do ta luajë ndeshjen e radhës kundër San Marinos në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të ‘Grupit I’ dhe fillon nga ora 20:45 në stadiumin “Stadio Olimpico” të San Marinos.
Shqipëria deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje, ku ka triumfuar ndaj Andorrës dhe ka pësuar humbje nga Anglia.
Kurse edhe San Marino ka zhvilluar dy ndeshje ku ka pësuar dy humbje, ndaj Anglisë me rezultatin 5-0 dhe ndaj Hungarisë me rezultatin 3-0.
Shqipëria ka tri pikë të tubuara.