Një mesazh emocionues ka ardhur në Lleida të Katalonjës, atje ku është organizuar një protestë.
Përpara ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës po vazhdohet që të luftohet në territorin e huaj për të poshtëruar mikun në çdo mënyrë të mundshme, pasi nuk e njohin ende si shtet.
Duke marrë parasysh dështimin e parë për të mos lënë himnin dhe flamurin e Kosovës, pasi dardanët nuk do të zbrisnin në fushën e blertë, spanjollët kanë menduar që ta ulin kundërshtarin e tyre duke mos e përmendur si emër.
Për këtë arsye në Katalonjë është organizuar protesta për mbrojtjen e dinjitetit të Republikës së Pavarur të Kosovës, për t’u mos quajtur vetëm si “territori”. Një gjest i vogël që flet shumë.
Të gjithë të bashkuar, pa dallim kombi, feje dhe race, për të luftuar të keqen e nëpërkëmbjes që bëjnë “fuqitë e mëdha”.