Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshje historike kundër Spanjës, përballje kjo që i takon Grupit B për kualifikime drejt Botërorit “Katar 2022”.
“Dardanët” i filluan kualifikimet për në Botëror me humbje si vendas kundër Suedisë, ku pas 90 minutave lojë rezultati përfundimtar ishte 0:3 në favor të nordikëve.
Në anën tjetër, Spanja ndeshjen e parë të këtij kampionati e filloi me barazim, 1:1 kundër Greqisë, kurse në xhiron e dytë fitoi me vështirësi kundër Kombëtares së Gjeorgjisë, me rezultat 2:1.
Luis Enrique nuk do të ketë probleme me mungesa të lojtarëve, ku në dyshim për t'u paraqitur është vetëm sulmuesi Gerard Moreno.
Kurse, Challandes mund të jetë pa shërbimet e Valon Berishës dhe Bersant Celinës, kështu që Besar Halimi mund të vendoset në një pozitë ofensive që të ndihmojë sulmin, pasi edhe Idriz Voca mund të nisë ndeshjen nga minuta e parë.
Formacionet e mundshme të Kosovës dhe të Spanjës i gjeni më poshtë.
Spain (4-1-4-1): Simon; Porro, Ramos, Martinez, Alba; Rodri; Torres, Koke, Pedri, Olmo; Moreno
Kosovo (4-2-3-1): Ujkani; Hadergjonaj, Vojvoda, Aliti, Kololli; Voca, Kryeziu; Rashica, Halimi, Zeneli; Muriqi