Sot është dita e ndeshjes (e mërkurë). Kombëtarja e Kosovës është gati për përballjen e parë të saj në histori ndaj Kombëtares së Spanjës.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Federata e Futbollit të Spanjës është dorëzuar nga presioni, duke larguar termin “territori i Kosovës” në njoftimin zyrtar për ndeshjen e sotme.
Në njoftimin e tyre zyrtar në rrjetet sociale, kanë vendosur emrin Kosova, duke mos përsëritur skandalin e ditëve më parë.