Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Më: 31 mars 2021 Në ora: 13:16
Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.03.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 26, të Superligës së Kosovës dhe takimeve të juniorëve dhe kadetëve. Duke iu referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:

VENDIME: KF Trepça ‘89, për lëshim në organizimin e ndeshjes, ku në minutën e 36-të, ka lejuar futjen e zyrtarit të klubit Even Zeka zonën teknike dhe i njëjti nuk ishte në protokollin zyrtar të ndeshjes. Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes së Superligës, java e 26-të Trepça’89-Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore: DËNOHET ME VËRETJE TË FUNDIT.

Zyrtari i KF Trepça ’89. Even Zeka, ID.nr.023229M02. Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes së Superligës, java e 26-të Trepça’89-Ballkani, në minutën e 36, pas shënimit të golit nga KF-Ballkani, nga tribunat hyn në zonën teknike (afër vijës anësore) dhe kundërshton ndaj vendimit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore: DËNOHET ME TË HOLLA NË SHUMË PREJ 300 EURO. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është tetë ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Futbollisti i KF “ Kosova VR “ , Dren Bici me nr fanelle 11 dhe nr ID 002601M03, në ndeshjen KF “Ardhmëria“ (Milloshevë) – KF “Kosova VR” , Liga e Parë juniorët Grupi A, zhvilluar në Milloshevë , në minutën e 80 sulmon lojtarin kundërshtar dhe ndëshkohet direkt me karton të kuq. Bazuar në nenin 34 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore: DËNOHET me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Futbollisti i KF “ KEK-u”, Sovran Kelmendi me nr fanelle 12 dhe nr ID 001065M04, për shkak të kartonit të kuq në minutën e 73 (ndërhyrje si lojtar i fundit), në ndeshjen e Superligës së Kadetëve java e 15-të, KEK-u – LIRIA, zhvilluar me 28.03.2021 në Prizren. Bazuar në nenin 39 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore: DËNOHET me ndalesë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

Futbollisti i KF “ Trepça’89” Zeki Llapashtica me nr fanelle 18 dhe nr ID 003763M02, në ndeshjen e Superligës së juniorëve java e 21 KF Llapi-Trepça’89, zhvilluar në Podujevë me datë 28.03.2021. Në minutën e 60 të takimit lojtari i lartcekur bënë ndërhyrje të pakontrolluar ndaj lojtarit kundërshtar dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore: DËNOHET me ndalesë për 2(dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat