Pas barazimit me Greqinë dhe fitores së ngushtë në Gjeorgji, Luis Enrique konfirmon planin e tij, do të prezantojë ndryshime në duelin kundër Kosovës
“Me fillimin e keq, barazimi kundër Greqisë (1:1) dhe fitoren në fund në Gjeorgji (1:2), Spanja do të përballet me Kosovën këtë të mërkurë (20.45).
Nëse për një kohë përzgjedhja u fajësua për mungesën e golit dhe shënuesit për të kristalizuar numrin e lartë të rasteve që krijoi, kundër grekëve dhe gjeorgjianëve alarmet u lëshuan sepse loja prodhoi një vëllim të ulët mundësish.
Kosova është një tjetër rival i rangut të tretë ose të katërt të futbollit evropian”, shkruan mes të tjera media “El Pais”.
Ndeshja luhet sonte në orën 20.45 mes Spanjës dhe Kosovës, në kuadër të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.