Sfida mes Spanjës dhe Kosovës është më shumë se ndeshje futbolli dhe luhet sonte në Sevilla, duke filluar në orën 20.45, në kuadër të xhiros së tretë të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Ish portieri i gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina, Shukri Paçarada, tha se është ndeshje e vështirë për djelmoshat tanë.
Shukri, si e sheh takimin sot mes Spanjës dhe Kosovës, Spanja është Spanjë por si duhet të veprojë apo reagojë Kombëtarja jonë ndaj superfuqisë botërore?
“Lojë e vështirë, gjithsesi spanjollët kanë futbollin më teknik në botë, na nevojitet ditë e mirë që të jemi shumë kompakt në anën defensive si dhe koncentrim maksimal në posedimin e topit që sa më pak gabime të kemi.
Në qoftë se trajneri pozicionon lojtarët që janë më në formë atëherë do të kemi rast edhe të prezantohemi denjësisht duke e ditur ngritjen e shumë futbollistëve për klube të mira europiane”, thotë Paçarada për gazetën kombëtare “Bota sot”.