Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i është kthyer stërvitjeve te Napoli.
Rrahmani ishte i grumbulluar me Kosovën për ndeshje e marsit, por fatkeqësisht nuk arriti edhe të luante shkaku i një lëndimit që kishte pësuar para se të vinte te Kosova.
Qendërmbrojtësi ditë më parë u rikthye te Napoli për të vazhduar rikuperimin, teksa sot ka filluar edhe me stërvitjet.
Sipas të gjitha gjasave, Amir Rrahmani do të jetë gati për ndeshjen e radhës në Serie A që Napoli e luan ndaj Crotones.
Kjo ndeshje zhvillohet më 3 prill.