Skuadra e Real Madrid, prej datës 1 mars është zhvendosur në stadiumin e përkohshëm “Alfredo Di Stefano”, pasi stadium i vjetër “Santiago Bernabeu” do të rikonstrukturohet dhe pritet hapja e tij në verën e 2022.
Madrilenët të goditur nga pandemia, po mendojnë që stadium i ri të jetë më fitimprurës.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, bordi madrilen ka hedhur idenë e ndërtimit të një kazinoje brenda stadiumit, gjë e cila do t’i sillte klubit 120 milion euro të ardhura në vit, por kjo nuk do të jetë aspak e lehtë pasi ligji spanjoll nuk e lejon ndërtimin e lojërave të fatit brenda stadiumeve.
Drejtuesit kanë planifikuar që stadium i ri të përdoret në 300 ditë të vitit nga 30 ditë që përdoret aktualisht, duke përfshirë ndeshjet e Real Madridit, kompeticione muzikore, festa, madje po mendojnë që ndeshjet e basketbollit të ekipit të Realit ti zhvillojnë brenda stadiumit të ri. Ide fitimprurëse këto për Realin e cila po mendon të krijojë një stadium me kushte bashkëkohorë.