Njësia Speciale në hotelin e Kosovës, përkujdeset për sigurinë e tyre!
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte zhvillon takimin e dytë në grupin B, në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Takimi i sotëm ndaj Spanjës luhet në qytetin e Sevillas, teksa pranë hotelit ku po qëndron Kombëtarja e Kosovës, është vendosur Njësia Speciale e Policisë, për t’i dhënë një siguri të lartë ekipit ‘Dardanë’.
Skuadra e Kosovës do të niset në orën 18:30 nga hoteli Meliá Lebreros drejt stadiumit ‘La Cartuja’, raporton gazetari i SuperSport Kosova, Arlind Sadiku.