Kosova sonte takohet me Spanjën, kundërshtarin më të fortë të Grupit B, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Përkrahja e madhe për Përfaqësuesen tonë është shprehur nga shumë fytyra publike në Kosovë.
Përkrahje për Dardanët ka shprehur edhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, i ka uruar fat Përfaqësueses tonë në ndeshjen kundër Spanjës.
“Duke i dëshiruar Kosovës fat në ndeshjen e tyre kundër Spanjës. Gjithmonë një moment krenar kur mund të luash nën hijen e flamurit valëvitës të vendit tënd në stadium”, ka shkruar ambasadori Kosnett në Twitter.