Kombëtarja e Kosovës sonte luan takimin e dytë kualifikues për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ndaj Spanjës në Sevilla.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, duket se ka vendosur të startojë me Samir Ujkanin në portë, përkundër gabimeve në sfidën e fundit ndaj Suedisë.
Kjo është për shkak se Ujkani shihet si lojtar me shumë eksperiencë, ndërkohë Challandes gjithashtu do të ndryshojë formacionin titullar, duke aplikuar një rreshtim më defanzivë 5-4-1, raporton gazetari i SSK, Arlind Sadiku.“Dardanët” vinë pas një humbje 0-3 në shtëpi ndaj Suedisë, teksa Spanja ka katër pikë nga dy takimet e para në grup, ku fillimisht barazuan 1-1 ndaj Greqisë, e pastaj fituan 1-2 në fund ndaj Gjeorgjisë, me një gol të Dani Olmos.
Takimi i sotëm nis me fillim nga ora 20:45.