Pak para fillimit të ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës në Sevilla, autoritetet spanjolle kërkuan nga përfaqësuesit e grupit të tifozëve “Dardanët” që ta largojnë flamurin e Kosovës nga tribunat.
Gjithsesi kjo nuk ndodhi për shkak të këmbënguljes së tyre që nuk lejuan një verim të tillë të tyre.
Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët” ka treguar se çfarë ndodhi në të vërtetë
“Erdhën për ta hequr por nuk pranuam as nuk kemi për të pranuar asnjëherë të na heqin simbolin e shtetit tonë.”, tha Berisha.
Tutje Berisha tregoi se autoritete spanjolle nuk kishin dhënë asnjë arsye vetëm se kërkonin heqjen e flamurit të Kosovës.
“Pa asnjë arsye fare vetëm ta heqim por nuk pranuam dhe ja ku është prapë flamuri në stadium.”, tha në fund Lul Berisha.