Bardhi dhe Ademi asistojnë, tronditën Gjermaninë në Duisburg 

Futboll

Bardhi dhe Ademi asistojnë, tronditën Gjermaninë në Duisburg 

Më: 31 mars 2021 Në ora: 22:50
Bardhi dhe Ademi asistojnë, tronditën Gjermaninë në Duisburg 

Enis Bardhi me Maqedoninë e Veriut, shkaktojnë senzacion në Duisburg, triumfojnë me rezultat 2:1 kundër Gjermanisë. 
Askush nuk e ka pritur humbjen e gjermanëve, sidomos nga një Maqedoni. 

Futbollisti Enis Bardhi asistoi në fund të pjesës  së parë kur Pandev shënoi për 0:1.

Gjermanët e barazuan rezultatin në minutën e 63-të me golin e  Gundokan nga penalltia.

Në minutën e 85-të, Elmas shënoi pas asistimit të Arijan Ademit, 1:2. 

Ademi, Bardhi dhe Ezgjan Alioski u paraqitën standardë. Alioski u zëvendësua në fund të takimit. Egzon Bejtullai luajti nga minuta e 59-të.

Maqedonia e Veriut është në vend të dytë me 6 pikë, sa ka edhe Gjermania në pozitën e tretë në grupin J në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat