Futbollisti spanjoll: Kosova nuk mundi ta mbante...

Futboll

Futbollisti spanjoll: Kosova nuk mundi ta mbante...

Më: 31 mars 2021 Në ora: 22:58
Futbollisti spanjoll: Kosova nuk mundi ta mbante...

Kosova u mposht 3:1 nga Spanja në Sevillë, por nuk u turpërua duke treguar paraqitje dinjitoze.

Pas ndeshjes, Dani Olmo deklaroi se pasi shënuan golin e parë gjithçka ishte më e lehtë.

“Pasi shënuam golin e parë ishte gjithçka më e lehtë. Kosova ishin të mirë, por u lodhën shumë në pjesën e parë dhe nuk mund ta mbanin ritmin në pjesën e dytë” – deklaroi Olmo.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Pas dy ndeshjeve të luajtura, Kosova nuk ka ende pikë, por në ndeshjet në vijim do të ketë punë me kundërshtarë më të lehtë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat