Spanja arkëtojë tre pikë të plota në ndeshjen me Kosovën, pasi fitoi me rezultat 3-1.
Luis Enrique po tregon sukses me Spanjën në kualifikimet për Kupën e Botës “Katari 2022'.
Dani Olmo 34′, Ferran Torrers 36′ dhe Gerard Moreno 75′, ishin golashënuesit e Iberikëve në këtë ndeshje.
Në anën tjetër, golin e vetëm dhe më të mirin në këtë ndeshje për Kosovën e shënoi Besar Halimi në minutën e 70-të. pas një gabimi të Unai Simon.
Pas ndeshjes, qendërmbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos, postoi një status në llogarinë e tij zyrtare në ‘twitter’.
“Një fitore e rendësishme dhe tre pikë të tjera rrugës për në Katar 2022. Përpara Spanja”, shkroi ai.