Shqipëria mbërmjen e djehme triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj San Marinos në shtëpinë e këtyre të fundit, duke mos shkëlqyer në lojë dhe për këtë fakt ish-trajneri i Kombëtares Astrit Hafizi I ftuar në “SuperSport” deklaroi se Edi Reja nuk jep përgjigje korrekte:
“Si lëvizin lojtarët e skuadrave të mëdha? Mund të ndryshohet kjo gjë me frymën e shenjtë?
Normale që duhet të punohet nga stafi teknik që lojtarët të punojnë edhe pa top pasi ne luajmë vetëm kur kemi topin në këmbë. Shiko pak përgjigjet e Reja? Për mendimin tim nuk janë aspak korrekte. Veprimet e lojës tonë sulmuese nëse do të kishin ndryshuar do të kishim shënuar 4 gola.
Po të shikosh golat tonë, krosimi i Uzunit dhe Manaj gol, goli i dytë erdhi po nga rrëmuja në zonë dhe jo me aksione të rrezikshme.
Asnjëherë organizim, nuk kemi gjënë elementare, u kënaqëm që mundëm Maqedoninë e Veriut në minutat e fundit disa vite më parë. Nuk kemi bërë asnjë hap përpara gjatë këtyre viteve, do të vijnë ndeshje të rëndësishme dhe ne nuk kemi plane".