Besart Berisha vazhdon të shënojë në Australi. Pavarsisht se në korrik mbush 36-vjeç, sulmuesi kosovar nuk e ka humbur instiktin e tij vrasës.
Berisha rezultoi edhe njëherë përcaktues për Western United duke i dhënë fitoren në ndeshjen ndaj Melbourne City me një gol dhe një asist.
Pas golit të anglezit Noone që i dha avantazhin skuadrës mike pas vetëm 12 minutash lojë, Berisha e mori skenën në pjesën e dytë.
Në minutën e 61-të Berisha bëri njeriun asist duke i servirur Wales golin e barazimit, ndërkohë që 5 minuta më vonë pas një kundërsulmi të shpejtë Wales i ktheu reston dhe Berisha pas një kontrolli perfekt të topit dhe një kthese shumë të bukur brenda zone realizoi golin e fitores dhe të 3 pikëve për Western United. Ky ishte goli i 6-të sezonal për sulmuesin kosovar i cili pavarsisht moshës vazhdon të shënojë rregullisht në elitën e futbollit Australian.
Ky është sezoni i dytë i Besart Berishës me Western United me të cilët deri tani ka realizuar 25 gola në total në A-League, ndërkohë që në këtë sezon skuadra e bomberit shqiptar pas 12 ndeshjesh në kampionat pozicionohet në vendin e 7-të me 17 pikë.