Pas ndeshjeve ndërkombëtare, tashmë në fundjavë rikthehen ndeshjet në nivel të klubeve.
Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet në aksion për ta zhvilluar xhiron e 27 të saj dhe në program është edhe derbi i madh ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.
Ballkani e kryeson renditjen tabelare me 55 pikë, kurse Prishtina renditet në vendin e tretë me 51 pikë.
Ndeshja do të zhvillohet në Suharekë dhe fillon nga ora 13:00.