Kapiteni i Gjermanisë, Illkaj Gundogan, nuk mundej të kuptojë se çka ka ndodhur me bashkëlojtarët e tij kundër Maqedonisë.
“Nuk mund të shpjegojë, nuk është e lehtë. E dinim se nuk mund të nënvlersojmë kundështarin dhe mendojë se këtë gjë nuk e kemi bërë. Thjesht nuk ishim të mirë sonte dhe duhet të përmirësohemi, të jemi më të mirë në sulm, në të kundërtën kështu mund të jetë edhe në duelet e ardhshme,” tha mes tjerash Gundogan pas ndeshjes.
Në drejtimin e njëjtë të mendimit ishte edhe Serzh Gnabri, i cili beson se ky është vetëm një disfatë që duhet të harrohet sa më shpejt.
“Në këtë ndeshje ishim favorit dhe krijuam shumë raste. Pranuam të parët gol, u kthyem, por jemi të dëshpëruar që nuk krijuam më shumë në vazhdim. E dinim se duhet të jemi më të mirë kur ishim pran rasteve të pastërta. Mirëpo unë nuk jam i brengosur para Kampionatit Evropian, pasi që deri te fillimi i saj kemi shumë punë. Sonte nuk i shfrytëzuam rastet , ndërsa kundërshtari në vështirësoi punën.
Pres në të ardhmen që të shënojmë më shumë gola me këtë dominim që kishim në lojë,” tha mes tjerash Gnabri.