Pavarësisht rezultateve pozitive, e ardhmja e Gennaro Gattusos te Napoli vazhdon të jetë në pikëpyetje.
Sipas mediave italiane, presidenti De Laurentiis ka nisur punën për të gjetur pasuesin e 43-vjeçarit, i cili me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit.
Po sipas raportimeve të mediave, numri një i të kaltërve ka piketuar Alessio Dionisin për t’i besuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
41-vjeçari aktualisht drejton ekipin e Empolit në Serinë B.