Spanja nuk u tregua aspak miqësore me Kombëtaren e Kosovës, duke krijuar lloj lloj skandali, që nga televizioni shtetëror spanjoll, federata e kudo.
Turpi më i madh ndodhi ku para stadiumit u vu banderola Kosova është Serbi dhe Katalonia Spanjë.
Kush e vuri banderolën e turpit në hyrje të stadiumit?
Banderola e turpit
Grupi "Haser Nasion" (Krijimi i një kombi) vuri një banderolë me territoret e Katalonjës dhe Kosovës në ngjyrat e flamujve spanjollë dhe serbë në një mbikalim nën të cilin kaloi autobusi i futbollistëve nga Kosova, me mbishkrimin: “Katalonia është Spanjë, Kosova është Serbi!".