Superliga e Kosovës në futboll kthehet në aksion pas dy javësh pushim për shkak të ndeshjeve të përfaqësuesve.
Në kuadër të xhiros së 27-të, spikat ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës e cila do të luhet për kreun e tabelës.
Kurse, ndeshja e cila ishte paraparë të jetë hapëse e kësaj xhiroje, ajo mes Gjilani dhe Besës, nuk do të luhet ditën e premte, por është shtyrë për ditën e hënë.
Java e 27-të
E shtunë
Drenica – Trepça ‘89
Arbëria – Drita
E diel
Ballkani – Prishtina
Feronikeli – Llapi
E hënë
Gjilani – Besa