UEFA shkruan për formën e Kombëtares së Shqipërisë!
Kombëtarja e Shqipërisë mposhti San Marinon 2-0 në udhëtim në Grupin I në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Përmes një postimi në “Facebook”, UEFA ka shfaqur arritjet e Shqipërisë dhe ka lypur përgjigje nga fansat se sa e mirë është Shqipëria.
Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar dy nga tre ndeshjet e para në grup, duke e renditur si e treta, po ashtu fitorja ndaj San Marinos ishte ndeshja e gjashtë rresht si mysafire pa pësuar gol.