Ndeshja Spanjë – Kosovë u përcoll me skandale të shumta nga spanjollët.
Të mërkurën mbrëma, Spanja dhe Kosova zhvilluan ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës përfundoi me fitoren 3-1 të vendasve.
Komentuesit të ndeshjes nga televizioni publik spanjoll “RTVE” iu ndalua që ta përmend emrin e Kosovës në këtë ndeshje, teksa në faqen zyrtare të tyre, ata Kosovës iu referuan si “ekipi i Federatës së Futbollit të Kosovës”.
Kjo ndodhi edhe në minutën e 70-të të ndeshjes, kur Besar Halimi shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur për “Dardanët”.
⚽️¡Gol de Halimi! Unai Simón, que trataba de salir con el balón jugado pierde el balón y el jugador de la FF de Kosovo marca el primero para su selección #DestinoCatar
— RTVE Deportes (@deportes_rtve) March 31, 2021
2 España
1 FF Kosovo
?https://t.co/fmlspZVeiC pic.twitter.com/FkYZfCIkO8
Komentuesi nga ky televizion përmendi emrin e golashënuesit, por jo edhe emrin e shtetit tonë.