Ndeshje interesante do të zhvillohen në xhiron e 21-të të Ligës së Parë në Kosovë.
Në këtë vikend pritet të zhvillohen ndeshje interesante sikurse në grupin A, po ashtu edhe në grupin B, megjithatë për tu veçuar është dueli ndërmjet Flamurtarit dhe Ulpianës.
Këtë takim pritet që ta gjykojë Tefik Maloku, i cili do të shoqërohet nga Bekim Rama dhe Lulëzim Statovci.
Gjyqtarë nga Superliga pritet që të ketë edhe në takimin ndërmjet Vitisë dhe Dardanës, pasi që gjyqtari më i mirë në vend Mervan Bejtullahu do ta drejtojë sfidën.