Mbrëmë, Kombëtarja e Kosovës u ballafaqua në Sevilla me Spanjën, të cilën e fituan spanjollët me rezultat 3:1, në kuadër të xhiros së tretë të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Media spanjolle ‘El Pais’ publikon një foto të rrallë, kur selektori i Kosovës i drejtohet atij spanjoll
“Trajneri i ekipit spanjoll, Luis Enrique, flet me kosovarin Bernard Challandes në fund të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës Katar 2022”, shkruan mes të tjera media spanjolle.
Kosova renditet në fund të grupit pa pikë (dy humbje), Spanja kryeson me 7 pikë (2 fitore e 1 barazim).