Mesfushori i Milanit, Ismail Bennacer, ka shprehur optiminzmin e tij pas ndeshjes që zhvilloi me Kombëtaren algjeriane.
Bennacer zhvilloi 60 minuta në ndeshjen e fundit me Kombëtaren e Algjerisë ku mungoi një kohë të gjatë nga lëndimi në Milan.
Por, pas ndeshjes, ai u shpreh i kënaqur me rikthimin e tij, madje dha një mesazh tejet optimist për Scudetton.
“Kam shkuar në Algjeri dhe kam luajtur 60 minuta në ndeshjen e dytë, jam mirë dhe që një kohë nuk jam ndjerë kështu”, tha ai.
“Kanë mbetur edhe 10 ndeshje dhe unë si e gjithë skuadra duhet të jemi të gatshëm 200%, ka pak rrugë dhe duhet të jemi të përqendruar në objektivat tona”, shtoi ai.
“Nuk duam të luftomë për vendin e dytë, por për vendin e parë”, tha Bennacer.
“Duam të bëjmë më të mirën e mundshme, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Milani është një skuadër e madhe dhe do të japim gjithçka për tifozët tanë”, përfundoi Ismail Bennacer.