Qendërmbrojtësi Valon Zumberi “blindohet” nga Hamburg edhe për dy vite të tjera.
Njoftohet se Hamburger SV i ka ofruar kontratë dy-vjeçare talentit të ri të Kosovës, shkruan Gazeta Olle.
Zumberi erdhi nga akademia e klubit, ku u bashkua në vitin 2017 dhe tani ia ka dalë të grumbullohet në skuadrën e parë.
Ai ka regjistuar 180 minuta në Bundesliga U-19, ku në dy paraqitje ka realizuar një gol.
18 vjeçari ishte i grumbulluar nga përzgjedhësi Nees për ndeshjet e Kosovës U21 ndaj Katarit U23.