Lojtari i Real Madrid do të duhet të paguajë rreth 3,000 euro gjobë për shkeljen e rregullave të lëvizjes dhe mosrespektimin e maskës.
Kapiteni i Realit, Marcelo Vieira, do të sanksionohet nga Komuniteti i Valencias pasi ka thyer rregullat e kufizimit kundër COVID-19.
Fundjavën e kaluar e pamë atë duke u kënaqur në Valencia me familjen e tij në një postim që ai vetë bëri në rrjetet sociale.
As ai dhe as familja e tij nuk kishin veshur maskën në mes të shëtitores së plazhit La Malvarrosa.
Këtë të enjte u konfirmuar se Ministria e Drejtësisë e ka njoftuar lojtarin brazilian të Real Madridit për një gjobë prej 2,700 euro. Sipas agjencisë ‘Efe’, ndëshkimi është 600 euro për secilin anëtar të familjes.
Në total udhëtuan katër persona: Marcelo, gruaja e tij dhe dy fëmijët e tyre.
Përveç kësaj, ekziston gjithashtu një gjobë prej 100 eurosh për tre prej tyre për mos mbajtjen e maskës, pasi anëtari i katërt i përfshirë, Liami i vogël, nuk është i detyruar ta mbajë atë për arsye moshe.