Gazetari Adriatik Kelmendi, ka kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës në futboll Bernard Challandes.
Ai ka thënë se Challandes duhet të shkarkohet pas deklaratës se “duhet të jesh i çmendur të mendosh që Kosova ta mund Spanjën”, përcjell Bota sot.
Sipas Kelmendit, trajneri duhet të jetë motivuesi më i madh i lojtarëve.
Postimi i Kelmendit në Facebook:
Tash e kuptova që ky trajneri i Kosovës paska thënë diçka në stilin duhesh të jesh i çmendur të mendosh që Kosova ta mund Spanjën.
Pas kësaj deklarate menjëherë dorëheqje ose shkarkim.
Paramendojeni dikush t’i thoshte Dua Lipës e Rita Orës jeni të Kosovës e po doni të kryesoni top listën e Britanisë. Ato jo vetëm të Britanisë, por të botës mbarë.
Trajneri duhet të jetë motivuesi dhe besimtari më i madh i lojtarëve! Ky krejt contra!
Ec!