Gjatë ditës së kaluar, agjenti i Erling Haaland, Mino Raiola, së bashku me babain e lojtarit udhëtuan drejt Spanjës, ku u takuan me përfaqësuesit e Barcelonës dhe Real Madridit, transmeton Insporti.
Mino Raiola dëgjoja ofertat e dy klubeve spanjolle, duke qenë së pak ditë më parë ishte takuar me drejtuesit e Borussia Dortmundit, ku u kishte kumtuar dëshirën për largimin të sulmuesit norvegjez nga Gjermania.
Sipas asaj çfarë raporton CatRadio, Erling Haaland tashmë ka vendosur të luajë për Barcelonën ose Real Madridin. Barcelona i ka premtuar Haalandit pagën e dytë më të lartë në klub, pas Lionel Messit.
Për shërbimet e tij, interesim kanë shfaqur edhe Manchester City, Manchester United dhe Chelsea.
Kujtojmë që Borussia e Dortmundit i ka vendosur çmimin prej 150 milionë eurove, duke shprehur dëshirën që ta mbajnë edhe këtë verë.