Real Madridi do ta sakrifikojë Martin Odegaardin për të arritur te Erling Haaland.
Raportohet se Arsenali ka shprehur dëshirën për ta blerë mesfushorin norvegjez.
Transferimi i Odegaard në Angli do ta ndihmonte Realin të bëjë ofertë për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.
Dani Ceballos, që si Odegaard është në formë huazimi te Arsenali, Gareth Bale, Brahim Diaz dhe Luka Jovic gjithashtu mund ta bëjnë të mundur blerjen e Haaland.
Reali gjithashtu do të tentojë ta blejë edhe Kylian Mbappen.