Ish mesfushori i Interit dhe përfaqësueses së Kolumbisë, aktualisht pjesë e Millionarios, Fredy Guarin ka përfunduar në prangat e policisë vendase mbrëmjen e sotme, për shkak të një sherri në familje.
Policia kolumbiane ka sqaruar se ka marrë një telefonatë për një sherr ku ishin përfshirë mesfushori Guarin dhe prindërit e tij, teksa kanë shoqëruar menjëherë futbollistin 35-vjeçar.
Aktualisht policia vendase po punon për zbardhjene shkaqeve të sherrit, teksa dyshimet janë që futbollisti kolumbian të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Fredy Guarin numëron 141 ndeshje dhe 23 gola me fanellën e Interit në periudhën 2012-2016, ndërsa me përfaqësuesen e Kolumbisë ka zbritur në fushë 57 herë, duke shënuar 4 gola.