Superiorja rikthehet në skenë pas pauzës për shkak ë ndeshjeve të kombëtareve dhe siparin e javës së 26-të e ngre kryendeshja Vllaznia-Partizani. Në prag të kësaj sfide shumë të rëndësishme foli në konferencë për shtyp trajneri Partizanit, Ilir Daja, që sheh 50% mundësi që të kuqtë të triumfojnë në “Loro Boriçi”.
“Do të kemi një ndeshje të vështirë duke parë se Vllaznia ka bërë një kampionat të mirë dhe është në vendin e parë. Duke qenë se përballen dy ekipe që ndahen nga vetëm dy pikë, shanset janë 50 me 50. E kemi përgatitur ekipin për të marrë maksimumin. Një fitore nuk do të thotë që mbyllet kampionati, por gjendja psikologjike do të jetë e mire, sepse do të fitonim me Vllazninë.”
Pauza e kampionatit: “Kemi marrë më shumë energji, duke përfituar nga pushimi. Na ka bërë mirë, sepse do të futemi me ritëm, duke parë energjitë e rikuperuara. Është java e parë që kemi patur pushim që kur ka filluar kampionati dhe luhatjet janë ndier në çdo ekip. Ndeshjet do të jenë të luftuara, do të ketë ulje-ngritje, gabimi nuk na shkon, sepse ka dhe 11 javë për tu luajtur.”
Grupi, i plotë: “Kontigjenti është i plotë. Është rikthyer Ferhan Hasani, ndërsa Dominguez, përshkak të distancës me vendin tone, nuk është, sepse ishte i grumbulluar me kombëtaren, shpresoj të mos më dëmtohet njeri.”
Procesi i rinovimeve: “E kemi shtyrë vetë procesin. Një ekip, si Partizani, duhet të mbajë 80% të grupit, sepse duhet ta çojmë këtë grup më tej.
Në bazë të paraqitjeve, ky Partizan duhet të vazhdojë përpara. Ndoshta nuk është momenti i rinovimeve, sepse duhet ta bëjmë në një kohë të gjithë bashkë. Në Shqipëri, po firmose, e merr vesh gjysma e shtetit, prandaj kemi vendosur të dëgjojmë kërkesat e lojtarëve dhe më pas të shkojmë drejt rinovimeve. ”
Gjendja e Ferhan Hasani: “Hasani nuk ka pasur minuta, ka qenë vendim i stafit mjekësor. Kemi biseduar edhe me stafin mjekësor të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, shpresoj që edhe Hasani të na japë ndihmë, sepse ka shumë vlera".