Jorginho s’do të largohet nga Chelsea.
Agjenti i mesfushorit, Joao Santo, ka thënë se Jorginho do të mbetet “100 për qind” në Chelsea këtë verë.
Kur u pyet për të ardhmen e tij të mundshme te Napoli, Santos tha për “Tuttomercatoweb”: “Ai ka edhe dy vite kontratë me Chelsean. Ai e ka mendjen te Evropiani dhe Kupa e Botës “Katar 2022”. Ai do të mbetet në Chelsea 100 për qind”.
I pyetur nëse 29-vjeçari do të rinovojë kontratën me Blutë e Londrës, Santos shtoi: “Do të flasim për këtë pas disa muajsh”.