Real Madrid merr lajmin e madh para sfidës me Liverpoolin

Futboll

Real Madrid merr lajmin e madh para sfidës me Liverpoolin

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:58
Real Madrid merr lajmin e madh para sfidës me Liverpoolin

Real Madrid dje mësoi lajmin për lëndimin e Sergio Ramos, i cili pritet të mungojë për një muaj.

Por radha është për një lajm të mirë në kampin e “Los Blancos”, ku Eden Hazard është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të jetë së bashku me skuadrën për takimin ndaj Liverpoolit.

Hazard ishte pjesë e skuadrës së Belgjikës, ku nuk mori pjesë në stërvitje por bëri terapi me fizioterapistët belg.

Anësori belg pritet të jetë armë e rëndësishme e Zinedine Zidane për sfidat ndaj Liverpoolit dhe Barcelonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat