175 milionë funte, apo konvertuar në euro, 205 milionë euro – kaq kërkon Tottenhami për sulmuesin, Harry Kane.
Harry Kane duket se do të vazhdojë të qëndrojë në Tottenham. Numri një i klubit, Daniel Levy, kërkon nga shitja e Kane së paku 175 milionë funte, sipas the Sun.
Kapiteni i Anlgisë ka kohë që po e mendon ndërrimin e skuadrës, me klube të mëdha nga Premierliga si Man City e Man United që do ta donin menjëherë në ekip, por vështirë të ndodhë.
Atij i ka mbetur edhe tri vite kontratë me Tottenhamin, prandaj Levy kërkon të paktën 200 milionë euro, shifër që s’mund ta paguajnë as klube angleze e as të huaja.