Manchester City nuk pritet të transferojë një sulmues gjatë afatit kalimtar të verës
Pep Guardiola ka thënë se mund të mos transferojnë një një sulmues në verë, pasi u konfirmua që Sergio Aguero do të largohet në fund të këtij sezoni.
Trajneri i Manchester Cityt pranoi se do të ishte e vështirë të zëvendësonte golashënuesin më të mirë në historinë e klubit.
“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por me çmimet aktuale, ne nuk do të blejmë asnjë sulmues. Është e pamundur. Ne nuk mund të përballojmë shpenzime të tilla. Të gjitha klubet kanë probleme financiare, dhe ne gjithashtu.” – u shpreh mes tjerash trajneri spanjoll.
Kujtojmë se nga mediet angleze është raportuar se njëri prej Harry Kane, Romelu Lukaku ose Erling Haaland, do zëvendësojnë Agueron te “Qytetarët”.