Federata e Futbollit të Kosovës ka dalur me një sqarim për opinion, sipas tyre nuk ka asnjë marrëveshje me ndonjë operator për transmetimin e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës.
“Federata e Futbollit e Kosovës sqaron se nuk ka marrëveshje me asnjë operator për transmetimin e ndeshjeve të Ligës së Parë.
FFK pret që në të ardhmen të ketë kompani mediatike të interesuara për blerjen në tërësi të drejtave televizive edhe për Ligën e Parë, duke pasur parasysh rritjen e cilësisë së kësaj lige, por edhe interesimin e dashamirëve të futbollit për ndeshjet e kësaj kategorie”, njofton FFK.
FFK e ka pa të rrugës që të sqaroi opinion futbolldashës.