Dukagjini nga Klina ka fituar me rezultat 3:1 derbin e javës, kundër Lirisë nga Prizreni.
Tre pikë që peshojnë shumë për dukagjinasit, që synojnë rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
Djelmoshat e trajnerit Armend Dallku dhanë maksimumin dhe fituan tre pikë domethënëse.
Pas javës së 21-të në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A, Dukagjini kryeson me 43 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Malisheva, që zë vendin e dytë me 42, dhe Liria renditet në pozitën e gjashtë me 25 pikë.