Klopp: Tani e tutje duhet të japim gjithçka nga vetja

Futboll

Klopp: Tani e tutje duhet të japim gjithçka nga vetja

Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:29
Jurgen Klopp

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka deklaruar se “The Reds” duhet të japin gjithçka nga vetja në mënyrë që të shpëtojnë sezonin.

Liverpooli gjendet në një pozitë të vështirë në Premierligë, ata mbajnë pozitën e shtatë me 46 pikë dhe janë jashtë katër pozitave të para.

Por, Klopp është shprehur optimist për situatën duke deklaruar se ata mund të shpëtojnë sezonin nëse japin gjithçka nga vetja.

“Nuk jemi në momentin më të mirë, nëse më pyesni mua se çka duhet të bëjmë, unë do të thoja: Eja të japim gjithçka nga vetja dhe të shohim çka mund të bëjmë”, tha ai.

“Nuk kemi zhvilluar ndeshje që tre javë, por më e rëndësishmja është që lojtarët kanë luajtur tre ndeshje. Do të kemi një seancë stërvitore dhe të shohim ku jemi”, shtoi ai.

“Nuk kemi komoditetin të humbim më pikë, kemi një agjendë të ngjeshur si në Premierligë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”, tha Klopp.

“Shpresoj se mund tja dalim të shtunën kundër Arsenalit, pushimi me Kombëtare është i vështirë sepse lojtarët mbajnë seanca stërvitore dhe ndeshje me filozofi të ndryshme dhe pastaj kthehen këtu”, shtoi ai.

“Sezonin mund ta shpëtojmë vetëm nëse fillojmë të fitojmë, dhe e para nga këto ndeshje është me Arsenalin”, përfundoi Jurgen Klopp.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat