Trajneri i Paris Saint Germain, Maurizio Pocchetino, ka deklaruar se dueli ndaj Lille do të jetë tejet i vështirë nesër.
PSG do të ndeshet me Lille në kuadër të xhiros së 31-të të Ligue 1, skuadrat janë me pikë të barabarta, përkatësisht nga 63 pikë.
PSG qëndron në vendin e parë, ndërsa Lille në vendin e dytë.
Para ndeshjes, Pocchetino ka deklaruar se do jetë një ndeshje e vështirë.
“Lille janë skuadër vërtet e mirë, një nga më të mirat në Francë. Fitorja 3-0 ndaj tyre në Kupë? Jo, çdo lojë është e ndryshme”, tha ai.
“Ata kanë lojtarë të mirë, por do të shohim se si janë pas pushimit të Kombëtareve, si lojtarët e tyre janë përgatitur, është ndeshje e vështirë, por presim që të fitojmë”, shtoi ai.
“Pushimi ishte i rëndësishëm për Neymarin, ai mundi të stërvitej në një nivel të lartë për dy javë. Ai tani duhet të përmirësohet sepse nuk ka luajtur shumë minuta, por jemi të lumtur me të”, tha Pocchetino.
“Edhe Moise ka treguar që është lojtar i madh, është i ri por është një lojtar i kompletuar, jemi të kënaqur me të”, përfundoi Pocchetino.