Pas dy humbjeve kundër, Spanjës dhe Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”, Kombëtarja e Kosovës ka bërë një zbritje në renditjen e FIFA-s.
Kombëtarja e Kosovës ishte në vendin e 117-të në ranglistën e Fifa-s, para dy takimeve në Grupin B.
Kosova zbret në vendin e 120-të në ranglistën e FIFA-së, ku tani gjendet më poshtë se Kombëtaret si Libia dhe Afrika Qëndrore, në ranglistën e re,
Kombëtare si Palestina, Tajlanda, Kenya dhe Namibia gjenden mbi Kosovën të ranguara.
Ndërsa, Lituania gjendet vetëm 9 vende më poshtë se Kosova, e 129-ta, Kombëtare të cilën Kosova e mundi me rezultatin 4-0 në një miqësore muajin e kaluar.