‘Ujqit’ ultimatum: Kërkojnë dorëheqjen e Mustafë Graincës dhe aksionarëve të tjerë

Futboll

‘Ujqit’ ultimatum: Kërkojnë dorëheqjen e Mustafë Graincës dhe aksionarëve të tjerë

Nga: K.G. Më: 2 prill 2021 Në ora: 19:17
‘Ujqit’ ultimatum: Kërkojnë dorëheqjen e Mustafë Graincës dhe aksionarëve të tjerë

Klubi i futbollit Ferizaj po kalon ditët më të rënda të ekzistimit. Klub që po ballafaqohet me një mori telashe.

Tifozët “Ujqit” reagojnë ashpër dhe kërkojnë dorëheqjen e Mustafë Graincës dhe aksionarëve të të tjera. 

“I bëjmë thirrje publike, Mustafë Graincës dhe të gjithë aksionerëve tjerë që të japin dorëheqje nga klubi menjëherë, dhe ta lirojnë vendin për njerëz që do ta çojnë klubin përpara, e jo të shikojnë vetëm interesat e tyre. 

Prej sot, asnjëri nga aksionerët nuk kanë vend në klub, ne si tifozë dhe qytet kemi humbur durimin me ta, dhe kërkojmë urgjentisht që të gjithë aksionerët të largohen dhe atë menjëherë!”,  reagon kryesia e “Ujqve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat