Mesfushori i PSG mungon në ndeshjen e parë kundër Bayern

Futboll

Mesfushori i PSG mungon në ndeshjen e parë kundër Bayern

Më: 2 prill 2021 Në ora: 19:31
Mesfushori i PSG mungon në ndeshjen e parë kundër Bayern

Me datën 7 prill zhvillohet ndeshja mes Bayern Munih dhe PSG, në kuadër të çerek finaleve të Ligës së Kampionëve.

PSG ka përball kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve, Bayern Munich, ku shpresat për të kaluar në gjysmë finale janë shtuar edhe më tepër pas lëndimit të sulmuesit kryesor të “Bavarezëve”, Rober Lewandowski.

Duket se PSG edhe pas lëndimit të sulmuesit polak të Bayernit, do ta ketë vështirë, sepse maestro i mesfushës së “Parisienëve”, Marco Verrati, nuk do të paraqitet në ndeshjen e parë, pasi që lojtari ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndeshja e parë zhvillohet në “Allianz Arena”, me 7 prill duke filluar nga ora 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat