Futbollisti i Real Madridit shpallet më i miri i muajit në La Liga

Futboll

Futbollisti i Real Madridit shpallet më i miri i muajit në La Liga

Më: 2 prill 2021 Në ora: 19:33
Futbollisti i Real Madridit shpallet më i miri i muajit në La Liga

La Liga ka zgjedhur më të mirin e ligës spanjolle për muajin mars.

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë në La Liga për muajin mars.

Francezi me paraqitjet e tij po e mban klubin në garë për titull të kampionit.

Në paraqitjen e fundit ndaj Celta Vigos, Benzema shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim.

Muajin mars, sulmuesi francez e ka mbyllur me pesë gola gjithsej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat