Probleme për Icardin, Neymar dhe Mbappe e largojnë nga PSG!
Aventura e Mauro Icardi-t te Paris Saint-Germain mund të ketë mbaruar.
Siç ka bërë të ditur La Gazzetta dello Sport, sulmuesi argjentinas mund të shitet për të financuar rinovimet e Neymar dhe Mbappe.
E ardhmja e ish-kapitenit të Inter-it mund të jetë në Serinë A ose në Premier League, ku Manchester United mund të jetë i interesuar në rast të një lamtumirë të Cavanit.